Saraçini pjesë e kabinetit të ministrit Allagjozovski

Petrit Saraçini, aktivisti i shoqërisë civile, do të jetë këshilltarë dhe pjesë e kabinetit të ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski. Lajmin e ka bërë të ditur vet Saraçini, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me kënaqësi dhe pa u menduar e ka pranuar detyrën e këshilltarit, ndërsa ka renditur shkaqet se pse pranoi të jetë pjesë e kabinetit të ministrit Allagjozovski. (koha.mk)