Autoritetet turke i kanë arrestuar sot 60 ushtarë dhe ka lëshuar urdhra për ndalimin e 128 personave të tjerë në një operacion ndaj rrjetit të klerikut myslimane, Fethullah Gulen, të cilin qeveria turke e fajëson për puçin e dështuar të vitit të kaluar, raportojnë mediat lokale.
Rreth 50 mijë persona janë arrestuar që prej puçit të dështuar të korrikut 2016 dhe rreth 150 mijë të tjerë janë shkarkuar apo suspenduar, përfshirë ushtarë, policë, mësimdhënës dhe shërbyes publikë, nën akuzat se kanë lidhje me lëvizjen e Gulenit, transmeton Express.
Autoritetet i arrestuan ushtarët pas bastisjeve në provincën e Turqisë qendrore, Konya, dhe në 32 provinca tjera, raporton Hurriyet.
Ndaras, Anadolu ka raportuar se janë lëshuar urdhra për ndalimin e 128 personave të tjerë që kanë lidhje shtëpinë botuese “Kaynak Holding”, e cila kishte lidhje me lëvizjen e Gulenit para se autoritetet ta konfiskonin atë.
