Borisov: Më 27 prill në mesnatë, mu paraqitën Zaevi, Gruevski dhe Ivanovi

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Maqedoninë. Nga kancelarja gjermane kam kërkuar ndihmë për vendin fqinj, ka thënë Borisov në intervistën për Dojçe Vele, transmeton Gazeta Lajm.

“U bë fjalë për Maqedoninë. E patë se kur ndodhën incidentet në Parlament, pa i detyruar askush dhe pse unë në atë kohë isha në opozitë, nuk isha askush, në mes të natës më thirrën të tre – edhe Zoran Zaevi, edhe Nikolla Gruevski edhe Gjorgje Ivanovi. Për shkak se janë bindur se jo vetëm që jam njeri i mirë, por edhe për shkak se dua shumë që Maqedonia të jetë vend stabil, fqiu ynë të jetë stabil. Sepse, për ne do të ishte e tepërt – nga njëra anë Krimea, nga ana tjetër Turqia në gjendje luftarake, Greqi dridhet çdo ditë, e pamë se çka ndodhi në Maqedoni. Për këtë arsye e binda edhe kancelarin Merkel dhe të tjerët se duhet të ju ndihmohet. Për ne janë të rëndësishëm, duhet t’i japim shans qeverisë së re dhe kuptohet, të vazhdojmë të bisedojmë edhe me Gruevskin, i cili është në familjen e partive evropiane popullore. Kjo do të thotë se edhe Maqedonia duhet të kalojë pak në rrugën tonë. E dini sa ishim të acaruar (në Bullgari), por kjo asnjëherë nuk solli rezultat”, ka deklaruar Borisov, për të përfunduar me një porosi në stilin e Ramiz Lladrovcit: “Fuqia buron nga bashkimi. Konsensusi është forca e kombit”.