Një përplasje e ashpër ka ndodhur në një debat të drejtpërdrejtë televiziv zgjedhor ndërmjet Arbana Xharrës nga PDK dhe Ylli Hoxhës nga Vetëvendosje.
Xharra, anëtare e re e PDK-së, dhe Hoxha, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin në televizionin publik.
Xharra ia ka përmendur Hoxhës qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe degradimin e kryeqytetit, dhe punësimet e familjarëve që ai i ka bërë në ndërmarrjet publike.
Ndërkaq Hoxha e ka sulmuar Xharrën, ish-kryeredaktore e gazetës Zëri, për zgjedhjen e saj për t’iu bashkuar PDK-së së Kadri Veselit.
