E treta e vërteta-tri vdekjet e Lavdrim Muhaxherit

Që kur para tri viteve Lavdrim Muhaxheri u shfaq me një thikë në dorë dhe një kokë të hequr, ai u bë një nga personalitetet më famkeqe në lajmet ndërkombëtare për Kosovën.

Kësisoj edhe lajmet për të kanë qenë të shumëllojshme, që nga aktet dhe deklaratat e tij plot terror deri tek lajmet për vrasjen e tij.

I pari lajm se lideri i shqiptarëve në ISIS është vrarë është ai i vitit gushtit të vitit 2014, raporton Insajderi.