Portat e NATO-së dhe BE-së për Maqedoninë çelsin e kanë në Shkup e Athinë

Çelsi i cili hap portat e NATO-së dhe BE-së për Maqedoninë është zgjidhja e çështjes së emerit me Greqinë, vlersojnë analistët poltik.

Në këtë synim evro-integrues Maqedonia ka mbështetjen edhe të SHBA-ve. Vetë ambasadori amerikanë në Shkup, Xhes Bejli ka deklaruar se SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

“Është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë dhe vendet e tjera në fqinjësi. Nuk do të flas për rezultatet, për atë do të flas vetëm me partnerët. SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë dhe do ta mbështesin në rrugën e saj dhe aspiratat drejt BE-së dhe NATO-s”, thotë ambasadori amerikan Bejli.

Ndërsa, profesori universitar dhe njohësi i mirë i çështjeve poltike në Maqedoni, Sabaudin Zhuta thotë se çështja e emrit të Maqedonisë me Greqinë është një çështje e cila mund të zgjidhet lehtë, me pak vullnet të mirë politik dhe me një qasje më racionale ndaj problemit.

“Gjithsesi, thuhet se për dashuri nevojiten dy palë. Megjithatë kujtoj se duhet shfrytzuar momentin dhe klimen e krijuar për një veprim të shpejtë. Sinjale pozitive dhe gatishmeri për të përmbyllur këte problem të kahmotshëm , janë dërguar nga shumë faktor dhe subjekte me relevancë ndërkombëtare dhe me ndikim të fuqishëm në politikën globale”, thekson Zhuta për Zhurnal.mk

Ai thotë se edhe elita inelektuale shqiptare, jo vetëm klasa politike, duhet kyçur në një debat më të gjërë.

“Për shembull, debatet dhe kërkesat për një përkufizim gjeografik të emrit të ardhshëm të vendit tonë mund të përfshin vet Evropën si emërtim gjeografik, i pranueshëm për të gjitha palët siç ka ndodhur, si një zgjidhje kompromisi, me yjtë dhe ngjyrat e flamurit të R.Kosovës. Kësisoj, pse Maqedonia mos të emërtohet : REPUBLIKA EUROPIANE E MAQEDONISË? Kujtoj se ky është momenti më i volitshëm për të zgjidhur këtë çështje dhe për zhbllokimin e proceseve të integrimit në BE dhe në NATO. përndryshe BJRM, rrezikon shumë”, nënvizon profesor Zhuta.