VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për të cilën nga kjo parti thonë se është kulmi i dyftyrësisë dhe i standarteve të dyfishta.
Sipas tyre, kundër zyrtarëve policor të cilët nuk ndërmorën asgjë kundër demolimit, djegies dhe plaçkitesë së zyrës së Presidentit të Republikës nuk kishte asnjë procedurë, kurse kundër policëve të cilët më 27 prill vepruan ngjajshëm tani po zhvillohet procedurë.
VMRO-DPMNE qartë e ka thënë qëndrimin e saj në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Dhuna fizike u parapri nga dhuna politike. Përgjegjësia duhet të ketë dhunën politike, thonë nga partia opozitare.
Ata kërkojnë nga Prokuroria Publike që të mos dorëzohet para presioneve dhe kërcënimeve të LSDM-së dhe të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë profesionale në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Sipas tyre, kërkesat e kryeministrit Zoran Zaev për të larguar prokurorin publik republikan Marko Zvërklevski kanë për qëllim të mbulojnë krimet e tyre dhe instalimin e një sherbetori që do të kryejë urdhërat e tyrë për persekutim politik të kundërshtarëve të tij.
