Deputetja e LSDM-së, e shoqëruar nga bashkëshorti, në PSP për të dëshmuar për rastin “Target”

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski dhe bashkëshorti i saj, Jovçe Remenski, i cili është i punësuar në MPB, sot kanë ardhur në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për të dëshmuar për rastin “Target”.

Në pyetjen e “SDK” se në çfarë cilësie kanë ardhur Remenski tha se “janë thirrur familjarisht si dëshmitarë në hetimin që e bën PSP për përgjimin e paligjshëm”.

“Katër vite kam qenë e përgjuar nga shërbimet, jemi këtu që të japim dëshmi”, tha Remenski.

Në rastin “Target”10 të punësuar dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në mesin e të cilëve ka edhe persona me pozita të larta, janë të dyshuar se e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar.