Partitë mbyllin sot fushatën

Koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta mbajnë sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë, përmes një njoftimi për media, kanë njoftuar se, sot, më 9 qershor 2017, në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në ora 15:00, do ta mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan gazeta express.

“Pas një fushate të jashtëzakonshme zgjedhore, të zhvilluar me shumë sukses në të gjitha pjesët e vendit tonë, përmbyllja e fushatës do të bëhet me këtë tubim madhështor, ku do të marrin pjesë liderët dhe kandidatët për deputetë të këtij koalicioni”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.