Artan Iljazi, portieri i talentuar i Milanos nga Kumanova, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur shqiptar Shkëndija nga Tetova. 18-vjecari ka firmosur kontratë tre vjeçare.
Në Kumanovë, ai njihet si Gianluigi Donnarumma, portieri i Milanit të Italisë.
Ai tashmë i është bashkuar skuadrës, ku ka zhvilluar stërvitjet e para. Iljazi është përfshirë në mesin e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë për në përgatitje në Slloveni.
Te Shkëndija, ai ka gjetur nipin e tij, futbollistin e njohur Armend Alimi.
Iljazi ka qenë për prova në Dinamo Zagreb dhe në Gent të Belgjikës. Ai më herët kishte tërhequr edhe vëmendjen e trajnerëve të moshave U17 të Shqipërisë, duke marrë pjesë në kampet e organizuar nga këta të fundit.

