Sinani dhe Andrra ikin për pushime (Foto)

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë filluar pushimet e tyre.

Ata kanë ikur nga Shqipëria në drejtim të plazhit e që kësaj here kanë zgjedhur Turqinë si pikë ndaluese.

Çifti përmes rrjeteve sociale kanë sjellë imazhe të vendit ku po qëndrojnë, që është një kompleks turistik pranë plazhit.

Sinani dhe Andrra kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një djalë që ka emrin Ansi, i cili disa ditë më parë festoi ditëlindjen.