Tuna, Patris dhe Tian me “duet”? (FOTO)

Një nga temat më të diskutuara në mediet rozë është padyshim ardhja në jetë e Tian, djali i Tunës dhe Patrisit, shkruan Sovrani.info

Tuna Sejdi vazhdimisht në rrjete sociale na tregon diçka për Tianin e vogël, dhe dita ditë po e kuptojmë që madje ka nisur edhe dilemat e Tunës për djalin.

Cila është pyetja që na bëhet zakonisht kur jemi fëmijë?

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

E si duket Tian i ka idetë e qartë që tani.

Në Snapchat, këngëtarja e “Duam” ka shpërndarë disa video mjaft “funny”, ku shfaqet babai dhe vogëlushi duke kërcyer, ndërkohë që në një tjetër postim shfaqet Tiani i vogël e Tuna shkruan: “Dirigjenti i vogël Tian Dudamel”.

Duket se si Tiani, ashtu edhe kushërira e tij Rene, do të trashëgojnë talentin e prindërve të tyre.