Greqia bllokon kufirin në Kakavijë për 9 orë

Policia Greke ka njoftuar se do të bllokojë pikën e kalimit kutar të Kakavijës nga ora 03:00 e mëngjesit të nesërm deri në orën 12:00 të drekës.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, e cila është njoftuar nga policia greke.

Në njoftim thuhet se do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit Grek, të këmbësorëve dhe automjeteve, pasi do të bëhen ndërhyrje (riparim) në Sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.