Haradinaj: Fitorja jonë është shumë e thellë, do ta formojmë qeverinë

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të Exit Poll-it.

Haradinaj, u ka uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e lira dhe demokratike, Kosova e kaloi provimin, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë, se fitorja është bindëse, do të formojnë qeverinë, Haradinaj ka thënë se i ftojnë për partneritet të gjithë për të mirën e vendit.