“Përmendore dhe shtatore nga projekti Shkupi 2014 nuk do të hiqen edhe pse të njëjtat nxisin urrejtje ndëretnike. Arsyetimi, të paktën sipas Kryeministrit dhe ministrisë së Kulturës është se heqja e tyre kushton po aq sa ndërtimi. Se vendit po i kushton edhe më shtrenjtë prishja e marrëdhënieve ndëretnike, kjo si duket për Qeverinë e re është projekt për të cilin nuk duhet harxhuar para nga buxheti shtetëror”.
Qeveria aktuale kishte propaganduar se përbërja e kaluar Qeveritare ka shpenzuar miliona euro para të qytetarëve për realizimin e projektit Shkupi 2014, duke shtuar se sajimi i historisë dhe figurave ka prishur marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë dhe në nivelin ndërkombëtarë. Opozita e atëhershme ishte fokusuar në mënjanimin e ndërtimeve të cilat gjithashtu provokojnë dhe nxisin edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Vendosja e përmendoreve të caktuara si ajo e Car Dushanit dhe vrasësit serik Andon Qosetos, ka nxitur reagimin edhe të intelektualëve të cilët kërkojnë që të njëjtit të largohen.
“Vlerësoj se simbolet e caktuara siç janë Qoseto, siç janë kaubojt në kuaj dhe siç janë përmendoret e Aleksandrit të Maqedonisë dhe Filipit të dytë duhet patjetër të largohen sepse ato përfaqësojnë të ashtuquajturën histori të shpikur dhe të sajuar të cilat i gënjejnë njerëzit dhe i distancon nga ajo që quhet zhvillim i vlerave kulturore në këtë vend – deklaroi Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut”
Për vlerat e projekti Shkupi 2014 ka reaguar edhe Sindikata e pavarur e inxhinierëve dhe ndërtuesve, të cilët përveç elementit provokues, potencuan edhe elementin e mungesës së cilësisë në ndërtim.
“Materialet që janë përdorur nuk janë cilësore, pra janë imitim, ndërsa këtë e dimë edhe nga projekte tjera. Shohim që janë nga stiropori, nga material që nuk është ndërtuar në mënyrë cilësore. Madje edhe në kohën e fundit, gjegjësisht në dhjetë vitet e fundit, e ndoshta edhe më shumë, në ndërtimtari punohet shkel e shko – tha Atanas Trajkovski, Sindikata e pavarur e inxhinierëve”
Ironike për këtë projekt mbete qasja BDI-së, të cilët në bashkëqeverisjen e deritanishme më VMRO-DPMNE-në nuk kanë kundërshtuar asnjëherë realizimin e këtij projekti, me përjashtim tentativës që me çekan të rrëzojnë përmendoren e rëndë të Car Duashnit pas protestave të shqiptarëve në Shkup. Hulumtimet kanë treguar se projekti “Shkupi 2014” ka kaluar shifrat e 560 milion eurove edhe atë rreth 350 milion euro për ndërtesa, 55 milion për parkime në kate, nga mbi 30 milion uro janë shpenzuar për skulptura, sheshe dhe fasada si dhe 7 milion euro për ura. Në marrëveshjen e realizimit janë përshirë mbi 130 autorë dhe 126 kompani të cilën për tenderë dhe udhëtime kanë shpenzuar gjithashtu miliona euro.
