Tara bëhet këngëtare, kështu e këndon këngën e Erës (Video)

Këngëtari i njohur Blero Muharremi deri më tani gjithmonë ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar.
Bleron shumë herë e keni parë teksa argëtohet së bashku me vajzën e tij Tarën.

Blero e Tara mbrëmë kanë qenë jashtë së bashku, ata madje edhe kanë kënduar.

Në një video që ka postuar Blero në profilin e tij në Instastory, Tara shihet duke kënduar këngën e Era Istrefit, “BonBon”.

Përveç kësaj, Tara së bashku me Bleron shihen duke kënduar këngën më të re nga vetë këngëtari “Jar na na “.

Nga kjo mund të shihni se Tara ka vërtetë talent për muzikën.

Se a do të shkojë Tara drejt hapave të babait të saj, kjo mbetët të shihet.