Adriatik Kelmendi tregon pse Fatmir Limaj s’po duket askund

Gazetari Adriatik Kelmendi ka një përgjigje se pse kreu i NISMA’s Fatmir Limaj ende nuk po duket askund në ndonjë paraqitje televizive.

Ai thotë se mospjesëmarrja e Limajt në festimet me Veselin e Haradinajn, tregon se ai ishte vendosur para një akti të kryer edhe kur PDK e AAK bënë marrëveshje.

“Zoti Fatmir Limaj nuk është shfaqur sonte askund. Nuk ishte në tubimin e zotit Kadri Veseli dhe zotit Ramush Haradinaj. Mbetet të pritet cili është rezultari i NISMA’s në koalicionin e madh. NISMA ka qenë para aktit të kryer. NISMA është ndarë nga PDK për shkak të mosmarrëveshjeve me Thacin dhe zotin Veselin. Në ato bisedime ku iu ofrua posti i kryeministrit zotit Haradinaj, Limajn e vënë para aktit të kryer”, tha ai.