Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela tashmë janë marr vesh për ndarjen e kulacit qeveritar, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Aleancat për shqiptarët kërko të udhëheq me “Postat e Maqedonisë”, Doganat dhe me drejtoritë në fushën e sigurisë publike. Sa i përket emrave për katër poste – dy zëvendësministra dhe dy sekretar shtetëror, nga ASH të gjitha pritet ti marr LR-PDSH, ndërsa UNITETI dhe RDK do të kenë udhëheqjen në drejtori të rëndësishme
Gazeta Koha ka arritur të nxjerr katër emra nga LR-PDSH –edhe atë nënkryetarin e partisë Agon Ferati, kryetarin e degës së Kërcovës, Remzi Memedin , anëtari i kryesisë qendrore Elmi Aziri dhe zëdhënësi i partisë Flakron Bexheti që do të marrin poste zëvendëskryeministratsh dhe sekretarësh shtetëror. Në LR-PDSH-së përflitet edhe emri i Nexhmedin Sadikut, bartës i njësisë së dytë zgjedhore, i cili mori vota të konsiderueshme në Likovë.
Në BDI aktualisht zhvillohet luftë mes ministrave të rinj dhe zyrtarëve tjerë të lartë që duan të imponojnë emra të tyre për poste zëvendësministrash dhe sekretarësh shtetëror. (INA)
