Pas takimit që u realizuar sot ndërmjet eurokomesarit Johanes Han dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, që të dy bashkërisht vlerësuan që me rëndësi për Qeverinë e Maqedonisë është që të zhvillohen reformat e nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian, ngaqë siç u shpreh Han,”është humbur shumë kohë dhe energji në këtë pikëpamje”.
“Është me rëndësi për shtetin e Maqedonisë që të fokusohet në perspektivën evropiane. Deri më sot Maqedonia ka humbur shumë energji dhe kohë në këtë rrugë dhe prandaj vlerësoj se qeveria e re duhet të fokusohet në zhvillimin e perspektivës integruese evropiane. Duhet të ndiqen hapa konkrete dhe të fokusohet në mundësi të cilat duhet të ndiqen.
Ata duhet të fokusohen në relacione të mira ndërshtetërore. Edhe pse tash do të jenë pushimet ne sërish do të vizitojmë Qeverinë për të përcaktuar reformat urgjente të cilat duhet të ndërmerren nga kjo qeveri, sidomos në sistemimin e gjyqësorit dhe sundimin e së drejtës”, tha Han.
Johanes Han gjithashtu vlerësoi se “hapi i ardhshëm është që të bëhen reformat në këtë pikëpamje, sepse edhe ato janë çelësi i prosperimit evropian”.
Ndërsa Zaev u shpreh i kënaqur nga gatishmëria e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në rrugën e integrimit evropian.
“Dua të tregoj sinqeritet, kishim bisedë konstruktive në raport me integrimin e Mqedonisë BE. U pajtuam se Maqedonia, sikurse shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka shumë nevojë për ndihmë dhe përkrahje për sa i përket integrimit në BE. Faleminderoj për gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së që ta ndihmojë Maqedoninë”, tha Zaev.
Ai u shpreh se “integrimi në BE është qëllimi prioritar për Maqedoninë”.
“Maqedonia është në bisedime që nga viti 2011 dhe ende nuk është bërë anëtare. Duhet të bëhen reforma urgjente të cilat fokusohen në sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, dhe për këtë ne u konsultuam me Johanes Han se cilat duhet të jenë hapat tona për këtë që të zhvillohen reformat e nevojshme”, tha Zaev.
“Të gjitha këto reforma do të bëhen në bashkëpunim me opozitën dhe me fqinjët. Më duhen raporte të mira dhe të fuqishme me vendet fqinje që të realizojmë qëllimin”, vlerësoi Zaev.
VIDEO: https://www.facebook.com/makfax/videos/10154868180328353/
