Myftinia e Tetovës në bashkëpunim me Komunën e Sulltan Ejubit të Stambollit më datë 11.06.2017 (e diel), edhe këtë vite organizuan iftar të përbashkët në oborrin e Xhamisë ” Arabati”, ku të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës të Sulltan Ejubit z. Remzi Aydin, Kryetari Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, përfaqësues nga Komuna e Tetovës, Myftiu paraprakë i Tetovës Alifekri ef. Esati, deputeti nga Turqia z. Hysein Byrge, gjykatësi z. Sali Murat, profesorët, hoxhallarët, mutevelinjtë dhe këshilltarët e xhamive, si dhe një numër shumë i madh i xhematit të Tetovës me rrethinë.
Myftiu i Tetovës, në fjalën e tij përshëndetëse tha se, iftari është një mundësi e mirë për të treguar respektin dhe sinqeritetin ndaj Allahut Fuqiplotë dhe njerëzve në përgjithësi. Poashtu edhe Kryetari i Komunës Sulltan Ejup të Stambollit në fjalimin e tij përshëndeti mysafirët dhe ju shprehi mirëseardhje në iftarin e përbashkët.
