Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, ministri Saliji dhe ambasadorja Suomalainen në takim kanë diskutuar fillimisht për situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoni, gjithashtu edhe për Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Ligji për Prokurorinë dhe Ligji për Shpifjet dhe Ofendimet.
Pjesë e bisedës ishin edhe Ligjet të cilat janë si rezultat I raportit të Pribes, reformave urgjente prioritare dhe Komisionit të Venedikut.
Ministri Saliji falënderoi ambasadoren Soumalainen për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e të gjitha problemeve në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë.
