Vlon dega e BDI-së në Saraj: Dolëm të dytët në zgjedhje, mbetëm pa asnjë post

Caktimi i emrave të zv/ministrave nga radhët e BDI-së, ka nxehë edhe më tepër atmosferën në degën e BDI-së në Saraj. Edhe pse pritej që mosdhënia e postit ministror, kësaj dege t’i kompensohet me dy poste zv/ministrash, megjithatë Saraji jo që nuk ka marrë dy por asnjë zëvendës ministër.

Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra te anëtarësia.

“Në zgjedhje dolëm dega e dytë, kurse tani na lan pa asnjë post”, thotë për Gazetën Lajm një anëtar i BDI-së nga Saraji.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të votojmë ndonjë parti tjetër, e ndoshta çatëher BDI-ja na jep më shumë poste”, ka komentuar një tjetër anëtar.

Ata thonë se revoltën e anëtarësisë në degën e Sarajit edhe më tepër e shton fakti që me votat e tyre deputet u bë Artan Grubi, i cili humbi në mëhallën e tij. Ata kanë pritur që Grubi ta kthejë mandatin e deputetit, mirëpo ende nuk ka bë një gjë të tillë.