Në adresën elektronike të portalit fol.mk ka ardhur një njoftim nga drejtues të degës së BDI-së në Tearcë, të cilët bëjnë të ditur se propozimi i Agim Nuhiut në postin e zv ministrit të mbrendshëm nuk ka ardhur si rezultat i propozimit të degës së Tearcës, respektivisht kryetarit aktual të degës mjekut Shaban Memeti.
Në njoftimi e dërguar në fol.mk thuhet se vetë z Memeti, bashkë edhe me bashkëvendasin e tij profesori Nuri Bexheti (ish pro dekan në Universitetin e Prishtinës) i cili , jeton dhe vepron në Prishtinë kanë lobuar fuqishëm dhe kanë qenë kategorik kundër këtij propozimi të vetë kryetarit Ali Ahmeti.
Arsyeja kryesore e kundërshtimit të ashpër kundër kandidaturës së z Nuhiu si duket kanë qenë ambiciet personale të z Memeti. Nga njoftimi i dërguar thonë se vetë z. Shaban Memeti ka patur ambice personale për të qenë zv ministër i Arsimit dhe Shkencës, dikaster ky që është drejtuar për një kohë të gjatë nga funksionarë të BDI-së. Poashtu thuhet se z. Agim Nuhiu është një kohë të gjatë edhe sekretar i degës se Tearcës dhe njëherit gëzon përkahje të fuqishme nga njerëz me autoritet nga kjo degë dhe se është e mundshme që kandidatura e z Nuhiu mund të jetë e menduar për qëllime strategjike nga ana e kryetarit Ahmeti ku ka bërër llogaritë për Agim Nuhiun si adutin kryesor për kryetar të komunës së Tearcës nënqë zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.
Vlen të përmendet se z. Nuhiu, ishte edhe deputet në kuvend në periudhën 2002-2006, përndryshe i afërtMusa Xhaferin dhe i besuar i vetë kryetarit Ali Ahmeti.
Agim Nuhiu në postin e zv ministrit të brendshëm u emërua ne Prill te 2016, e më pas si rezultat i marrëveshje së Përzhinos me 12 Dhjetor mori detyrën e Ministrit të brendshëm, post që e ushtroi deri sa u zgjodh qeveria e re e drejtuar nga Zoran Zaev . Duhet përmendur se ndaj z Nuhiu u drejtuan akuza të rrënda për dështimin e tij me menaxhimin e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend me 27 prill , andaj edhe zgjedhja e tij në postin e zv ministrit Në MPB, mund të merret si dështim i rradhës në vazhdën e shumë dështimeve të BDI-së , sa u përket potencialit kadrovik të kësaj partie.
