Elvana Gjata debuton në tregun e huaj

Elvana Gjata ka debutuar në tregun ndërkombëtar me një bashkëpunim me David Guetta. Video e re e publikuar së fundi, duket se është një hap i sigurtë drejt një kapitulli te ri ne karrierën e saj.

Ashtu siç e paralajmëroi pak ditë më parë përmes një video mesazhi, Elvana Gjata është rikthyer në skenë me bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar!
Kënga “Forever is over”, apo shqip, “Përgjithmonë ka mbaruar”, është prodhuar nga francezi i famshëm i muzikës elektronike, David Guetta! Në video, Elvana Gjata sjell një imazh të freskët e aspak të ekzagjëruar, ndryshe nga sa ishim mësuar kur ajo realizonte projektet e saj me ekipin shqiptar.
Tek “Forever Is Over”, bukuroshja 30-vjeçare, shfaqet me flokë që duken si pakrehur, e grimuar lehtë, me një fustan të bardhë, në mes të shkretëtirës!
Video është realizuar nga Richard Paris Ëilson, një emër që ka bashkëpunuar me të tjerë artistë të njohur në industrinë e muzikës.
Imazhet janë xhiruar në Spanjë, kurse fabula e këngës duket se frymëzohet nga jeta personale e këngëtares shqiptare. “Kur përgjithmonë ka mbaruar”, i referohet premtimit që çifti bën për një dashuri të përjetshme, por që në një moment të caktuar nuk funksionon dhe jeta merr një rrjedhë tjetër.
Më pas, regjisori përdor kalin si simbolikë të lirisë dhe nisjes së një jete të re, të cilën Elvana e ka filluar tashmë në Amerikë.
Mbyllja, kur këngëtarja sheh veten e saj të shumëfishuar, shpjegon edhe fundin e arratisjes nga një marrëdhenie e përfunduar, të gjejë vetëveten!
Muzikalisht, kënga duket se është në trendin e kësaj vere dhe vetëm pak fat do mjaftonte që “Forever is Over” të ngjitej në majat e klasifikimeve ashtu si “2U”, kënga tjetër që David Guetta ka realizuar për Justin Bieber!