Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari gjatë ditës së djeshme ka vizituar shokun e tij të luftës dhe idealit Hazbi Likën me rastin e përzgjedhjes së tij si zv. kryeministër i RM-së, raporton portali “tetova1”.
“Me formimin e Qeverisë dhe përzgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar, Kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari dje vizitoi zv. kryeministrin e RM-së, z. Hazbi Lika, duke përgëzuar atë për zgjedhjen në postin e ri.
Zv. kryeministri Lika potencoi se në detyrën e tij të re, do të jetë maksimalisht i përkushtuar për reforma dhe të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, shkruan në faqen zyrtare të Likës në facebook. /tetova1/
Maqedoni Fatmir Dehari i shkon në “konak” Hazbi Likës
