Tunizi: Piu duhan gjatë Ramazanit, dënohet me burg

Një burrë në Tunizi është dënuar me burg për shkak se ka pirë cigare në publik gjatë kohës së agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, Amnestry International e ka dënuar burgosjen e tij.

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor Bizerte e dënoi atë me një muaj burg për paturpësi publike.

“vendimi është një shkelje absurde e lirive personale” ka thënë Amnesty Internaional.

Dhjetëra persona kanë protestuar të dielën e kaluar në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis, për të drejtat e tyre për të ngrenë dhe pirë në publik gjatë muajit të Ramazanit.

Dy javë më parë dy burra u dënuan me nga një muaj burg për shkak se kishin ngrenë në publik.

Nuk ekzistojnë ligje në Tunizinë kryesisht myslimane që e ndalojë ngrënien dhe prijën në publik apo detyrojnë agjërimin gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, ka thene Amnestry.