Hazbi Lika flet: Ja si janë raportet mes BDI dhe Aleancës për Shqiptarët (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika, në emisionin Zig Zag në Art Channel, ka folur rreth relacioneve mes partnerëve shqiptarë në kabinetin e ri qeveritar, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, transmeton Flaka

“Jam idhëtar i krijimit të raporteve në përputhje me përgjegjësitë që kemi. Në ato pozicione ku për momentin jemi, jemi të mendimit të ndërtohet institucione të cilat detyrimisht do tu shërbejnë para së gjithash njerëzve, qytetarëve të Maqedonisë, dhe pastaj mekanizmave të tjerë që janë të nevojshëm për të qenë aktivë gjatë gjithë këtij procesi që e kemi përpara. Ne të gjithë duhet ta kuptojmë këtë, dhe filloi nga vetja, për ta kuptuar unë dhe pastaj të kemë mundësi të kërkoj që ta kuptojnë të tjerët. Ne duhet të krijojmë raporte të mira, të ndërsjella. Ta dijmë se kush dhe çfarë digasteri do të përfaqëson.

Kemi pasur një zvarritje e cila si arsyetim ka probleme ose prioritete të tjera që kemi gjatë kësaj qeverisje, sepse, flitej për zëvendësministrat – një proces që ende s’ka përfundu, dhe pastaj të kalojmë në eshallone të tjera. Dhe nëse kjo është një ngecje në ndarjen e përgjegjësive të tjera që lidhen me menaxhimin e drejtorive dhe sektorëve më poshtë, atëherë mendoj që nuk do të ishte korrekte nga ana jonë që kjo të ishte arsyeja që ne të mos kemi vëmendjen tek qytetarët, dhe të humbimin kontrollin dhe arysen se përse jemi aty”, tha mes tjerash Lika. Flaka

Ndiqeni videon nga minita: 24:00