Kur Albin Kurti injoronte ministrin e Millosheviçit në sytë e botës (VIDEO)

Ishte fillimi i vitit 2000 dhe Albin Kurti gjendej i arrestuar në burgun e Pozharevacit me akuzën e propagandës kundër Jugosllavisë. Në një konference për shtyp të improvizuar në burg, Albin Kurti sfidon hapur ministrin e Drejtësisë së Jugosllavisë duke i thënë se nuk fliste me të.

Me tyre u zhvillua ky dialog:

Albini: “Më fal zotëri, ti je gazetar?
Ministri: Jo, jam ministri i Drejtësisë.
Albini: Me ju nuk kam dëshirë të bisedoj.

Gjatë fjalës së tij, Albin Kurti denoncon represionin serb mbi shqiptarët.