Ndërron jetë ish-kancelari gjerman Helmut Kohl

Helmut Kohl, ish-kancelari i Gjermanisë dhe arkitekti i ribashkimit në 1990, ka vdekur në 87 vjeç, thonë mediat gjermane.

 

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild.

Helmut Kohl udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (nga 1982 në 1998).

Kohl, i cili udhëhoqi kristiandemokratët, ishte kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në pushtet.