Higuain zyrtarizon largimin e Dani Alves, por më pas fshin postimin (VIDEO)

Gonzalo Higuain ka konfirmuar largimin e Dani Alves gjatë këtij sezoni nga skuadra e Juventusit. Sulmuesi argjentinas postoi një mesazh lamtumire për shokun e ekipit dhe më pas e fshiu.

Spekulimet që braziliani do të largohet nga Torino vetëm një vit pas transferimit janë rritur ditët e fundit, teksa destinacioni i radhës pritet që të jetë Premier League.

“Ishte një kënaqësi të luaja me ty dhe të fitoja dy trofe. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të takohemi përsëri. Të uroj më të mirat dhe shpresoj që të mbetemi në kontakt. Mirupafshim gjeni, mos e humb alegrinë që ke”, thaHiguain në mesazhin e tij.