Këngëtari Shpat Kasapi është drejt finalizimit të projektit të tij më të ri muzikor.
Ai po sjell pjesën e dytë të këngës ‘Casanova’ , të cilën e publikoi tre vite më parë.
Shpati këto ditë po qëndron në Turqi bashkë me një grup artistësh dhe duket se këtë udhëtim e ka shfrytëzuar edhe për ta xhiruar një pjesë të klipit të ri.
Në videon që publikoi në rrjete sociale, Shpati shihet duke bërë fotosesion, derisa konfirmoi se shumë shpejt do të vije kënga ‘Casanova 2’.
Së fundi, Shpati ishte pjesëmarrës në spektaklin ‘Fytyra Jote në Dikë më Ngjanë’.
