Shkarkohet drejtori i Inspektoratit për Arsim, Vanço Shehtanski

Qeveria në seancën e pestë që u mbajt sot solli më shumë vendime të rëndësishme dhe bëri disa ndryshime kadrovike. Përveç shkarkimit të drejtorëve të deritanishëm të dy drejtorive në kuadër të MPB-së, DSK-së dhe BSP-së, dhe emërimit të drejtorëve të rinj Qeveria, gjithashtu e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e deritanishëm të Inspektoratit shtetëror për Arsim, Vanço Shehtanski, dhe në vend të tij si ushtrues detyre drejtor i kësaj drejtorie ka emëruar Tome Spirovskin.