Njoftohuni me skuterin e mençur, vjedhja e të cilit është e pamundur

Jemi duke jetuar në botën e telefonave të mençur dhe pajisjeve të ndryshme të tjera të mençura, dhe pse mos të vozitemi edhe me skuterë të mençur?

Gogoro 2 Smartscooter vjen si pasardhës i modelit origjinal, me cilësi të përmirësuar për vozitje dhe me më shumë siguri.

Smartscooter është prezantuar vitin e kaluar në panairin EICMA, në Milan, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve.

Fjala ishte për një skuter të vogël elektrik, bateria e të cilit ishte lehtë të ndërrohet, dhe i cili fitoi popullaritetin e jashtëzakonshëm në shtëpinë e tij, tregun tajvanez.

Tani, në dispozicion është gjenerata e dytë e këtij skuteri e cila sjellë më shumë argëtim gjatë vozitjes dhe, siç thekson kompania, vjedhja e tij do të jetë pothuajse e pamundur.

Sa i përket performancës, ajo është e ngjashme sikur te modeli origjinal. Kjo nënkupton se ky skuter ka motor G2 me kapacitet prej 6.4 kW, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 50 kilometra në orë ta arrijë për 4,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 90 km/h. Ndërkaq, autonomia e këtij skuteri është përafërsisht 110 km.

Gjithashtu, Gogoro 2 Smartscooter vjen me harduer të përmirësuar, hapësirë për dy persona, hapësirë më të madhe për bagazh, nën ulëse mund të vendosen dy helmeta, rrotën e përparme 14-inç dhe atë të pasme 13-inç. Tërë këto karakteristika, siç thekson kompania, përmirëson stabilitetin gjatë vozitjes.

Karakteristika më e veçantë te skuteri i ri, është se ai vjen me një masë të shtuar për siguri para se të ndizet, përcjell Koha.net. Përveç çelësit, Smartscooter ndizet edhe duke skanuar gjurmët e gishtërinjve përmes telefonit, kështu që nëse ndodh që të vidhen çelësat e skuteri, nuk ka nevojë për brengosje.

Gogoro 2 Smartscooter do të jetë në dispozicion për shitje më vonë këtë vit, ndërsa çmimi i tij në tregun tajvanez do të jetë rreth 1150 euro.

Kompania është e pranishme edhe në Evropë, në fakt vetëm në Gjermani, por ajo planifikon që së shpejti të hyjë edhe në tregun francez.