Pasi që në seancën qeveritare u miratua propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, ai është nënshkruar nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe është dërguar në Kuvend.
Tani, Kuvendi duhet që të caktojë seancë në të cilën do të shqyrtohet ky propozim. Zvërlevski mund të shkarkohet me 61 vota nga deputetët.
Javën e kaluar, Këshilli i Prokurorëve me shumicë të çotave e ka pranuar propozimin qeveritar për shkarkimin e Zvërlevskit.
