Vdes sulmuesi në Paris, posedonte armë dhe eksploziv

Ministri i brendshëm i Francës ka thënë se shoferi i cili sulmoi makinën e policisë në Paris kishte me vete edhe armë dhe eksplozivë.

“Edhe një herë forcat tona të sigurisë kanë qenë në shënjestër. Kërcënimi është jashtëzakonisht i lartë”, ka thënë Gerard Collomb, ministri i brendshëm në Francë, transmeton lajmi.net

Reuters raporton se ministri gjithashtu ka konfirmuar se sulmuesi ka vdekur pas plagëve të marra.

Njesi anti-terrorizëm ka hapur hetimet për këtë rast.