Ekspertët: PSP patjetër të vazhdojnë me punën e saj

Ekspertët juridik vlerësojnë se mandati i PSP-së, i cili skadon për dhjetë ditë, duhet që të vazhdohet nga deputetët në Kuvend. Por, për shkak se është rëndë një gjë e tillë, pra që të fitohet një shumicë prej dy të tretave të deputetëve, presin që ky institucion ta vazhdojë punën e saj përmes një sektori të veçantë në PTHP.

Megjithëse zgjidhja më e mirë është mandati i Prokurorit Publik Speciale të zgjatet me dy të tretat e shumicës në parlament, ekspertët juridik janë të bindur se ajo është pothuajse e pamundur. Sipas ish-Prokurori i Përgjithshëm Jovan Trpenovski, opsioni më realist do të ishte shkrirja e PSP në Prokurorinë Themelore Publike.

“Unë mendoj se është më realiste që të absorbohet nga Zyra e Prokurorit Publik, e cila ka përgjegjësinë e përgjithshme, apo PTHP të ketë dy zyra rajonale. Njëra të jetë departamenti i krimit të organizuar. Sipas kësaj PSP do të mund të jetë si sektor i veçantë ne udhëheqësen aktuale Katica Janeva dhe me përgjegjësitë që dalin nga Ligji për PSP “, thotë Trpenovski.

Sipas profesorit universitar, Osman Kadriu, alternativa më e mirë për të zgjatur mandatin e PSP është me anë të Kuvendit, por siç thotë ai, në një atmosferë të polarizimit të marrëdhënieve në Kuvendin aktual, është e vështirë për të arritur një marrëveshje të tillë. Sipas Kadriut, dhe opsioni i dytë që nënkupton shfuqizimin e nenit 22, përkatësisht dispozitën që kufizon periudhën për kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave, kurse sa i përket ndërhyrjes përmes Gjykatës Kushtetuese një gjë e tillë është e pamundur.

Ekspertët besojnë se çfarëdo opsion që të jetë patjetër që duhet vullnet politik për lejimin e punës së mëtutjeshme të PSP. Kjo, sipas tyre, këtë e pret si opinioni vendas edhe ai ndërkombëtarë, e cila edhe ishte iniciatore e formimit të këtij institucioni në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos.