Sot dhe gjatë ditës së nesërme pjesëtarë nga sigurimi i Kuvendit dhe policia janë ftuar që të dëshmojnë në Prokurori.
Jozyrtarisht, në fillim të korrikut pritet që të japë deklaratë edhe ish-drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.
Në fund të muajit të kaluar, Prokuroria e Shkupit ua ka dorëzuar dosjen e lëndës prokurorëve nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion, pasi vërtetoi se ekziston organizimi nga ana e atyre që janë të përfshirë. Disa nga përgjigjet janë gjetur në raportin e punës së Ministrisë së Brendshme për ngjarjet e 27 prillit. Nuk përjashtohet që deputetët të cilët kanë bërë tashmë një deklaratë që përsëri të të ftihen në bisedë informative.
