Kryeministri Rama e ka pranuar se gjate ketyre 4 viteve vendi eshte qeverisur sipas tepsise, nje nocion i perdorur per here te pare prej vete tij ne kete fushate elektorale. I ftuar mbreme ne emisionin “Te paekspozuarit” te Ylli Rakipit, Rama tha se ky sistem i copetimit te pushtetit duhet te marre fund. Ndaj ai po kerkon nje vote te paster per PS, qe te kete e vetme drejtimin e qeverise.
Gazetari Rakipi ka debatuar me kreun e qeverise per sharjet e tij kundër Ilir Metës, ne fund te mandatit qe kane bashkeqeverisur si aleate. Por Rama tha se nuk kishte përmendur kurrë LSI-në apo ndonje parti tjeter me emer te pervecem. Sipas Rames, shqetesimi i tij ishte sistemi, sepse partitë e vogla rriten duke i rënë në qafë shtetit. Rama nuk pranoi se eshte duke eliminuar nje aleat te vogel, per te bere koalicion me PD pas zgjedhjeve. “ Ne do luftojme deri ne 25 qershor per te pasur timonin e reformave- tha kreu socialist. Bashkeudhetari vjen pas zgjedhjeve, sot kategorikisht jo - u shpreh Rama.
