Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi tanimë ka dalë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe në parlament po vepron si i pavarur, ndërkohë që nuk heq dorë nga mbështetja e Qeverisë. Kështu shkruajnë disa portale duke u thirrur në burime të kësaj Aleance.
Më tej nënvizohet se Memedi si duket nuk është i vetmi që del nga ky koalicion. Ditëve të fundit ai ka intensifikuar edhe takimet me kreun e Unitetit, Gzim Ostrenit, i cili po ashtu pritet ta lëshojë këtë koalicion.
