Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë me “Focus”, pohon se disa prej mjekëve të cilët u arrestuan gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së raste të montuara politike.
“Disa mjekë, sistemi qëllimisht i ka vendosur në një pozicion të tillë të muntuar. Ka pasur shumë raste të tilla të montuara, sidomos ata me pensionet invalidore. Ata ishin të arrestuar në mënyrë spektakulare, me forca të blinduara, përpara syve të fëmijëve, me të vetmin qëllim që populli të krijojë përshtypjen se mjekët janë kriminelë. Kurse në ndërkohë i njëjti ai pushtet i ka lënë ato njeërz në komisione edhe për tre-katër vite, edhe pse një mandat i komisionit zgjat vetëm një vit. Unë kam qenë në atë komision dhe pas një viti kam dhënë dorëheqje.”, ka thënë Taravari.
