Ndërrime në Klinikat e Shkupit, “fluturojnë” drejtorët

Në Klinikat e Shkupit kanë nisur ndërrimet e drejtorëve . Milan Ristevski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë dhe radioterapisë.

Ai ishte pjesë e protestave të nxitura nga nisma “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, kur kamerat e xhiruan në sallën e Kuvendit, ku u rrahën deputetët e LSDM dhe Ziadin Sela.

Nga posti i drejtores së Gjinekologjisë është larguar edhe Marija Haxhi – Lega, me ç’rast në vend të saj është emëruar Viktoria Jovanovska. Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë edhe emërime të reja.