Prokuroria Speciale Publike po i numëron ditët e fundit, ende nuk dihet nëse do të mund të hapë raste të reja që dalin nga bisedat e përgjuara, mes tyre janë edhe rastet “Monstra, “Sopoti” e “Kumanova”, që qytetarët shqiptar presin me padurim që të ndiçohen.
Kryeministri Zaev thotë se Prokuroria Speciale Publike nuk do të mundet për një afat kaq të shkurtër sa i ka mbetur të hapë hetime për të gjitha bisedat e përgjuara, por, sipas tij, dëshmitë nuk mund të zhduken dhe ato do të merren nga të tjera organe hetuese.
Dëshmitë ekzistojnë janë aty nuk mund të zhduken.
Edhe po të mos vazhdohet afati i PSP-së, dëshmitë janë dhe shpresoj që prokuroritë e tjera, po të tjera organe kompetente, do t’i marrin që të vërtetojnë nëse ka dëshmi materiale për ngritje akuzash, apo janë vetëm indikacione.
Për ngritjen e akuzave nga bisedat e përgjuara në të ashtuquajturat “bombat” e LSDM-së, PSP-ja ka afat deri në 30 qershor.
