BDI mban për vete drejtoritë e të Hyrave Publike në Tetovë dhe Gostivar, ja kush do t’i udhëheq

Me formimin e qeverisë së re, ndryshime do të ketë edhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike – DAP. Ndryshimet do të përfshijnë edhe njësitë rajonale dhe lokale të kësaj drejtorie, njofton Flaka.

Nga burime partiake, Flaka mëson që me Drejtorinë për të Ardhura Publike në Tetovë do të udhëheq Elmir Emini, ndërsa në Gostivar, Muhamed Izeri që të dy kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim. Këto informata ende janë jozyrtare dhe pritet të zyrtarizohen pas festës së Bajramit, respektivisht pas ndryshimeve në qendën në Shkup.

Drejtorinë për të Ardhura Publike në Tetovë aktualisht e drejton Gjylsime Kasami, ndërkaq në Gostivar, Lulzim Jashari.