Nga Faton Murseli
Miq, tek partite e deritanishme politike shqiptare jo vetem qe pak e kemi te zhvilluar komunikimin politik por ky udhehiqet edhe nga nje diskurs kunderthenes Publik. Pra, ajo qe deklarojne politikanet tane eshte e ndryshme nga ajo qe bejne. Me 21 Mars 2015 Kongresi i LR-PDSH ishte pikerisht nje shprese e permbylljes se ketij diskursi dhe praktikisht nisjen e nje politike reale per qytetaret (qe do te fliste dhe punoje per zgjidhjen e problemeve reale). Pikerisht LR u krijua si revolte e atij diskursi kunderthenes te kreut te PDSH-se. Deklarata se “edhe me nje deputet do te hyjme ne qeveri”, jo vetem qe ishte heqje dore nga orvatja per te drejta Kushtetuese te shqiptareve, por edhe perbente etje te madhe per pushtet. Fatekeqesisht me pastaj, edhe LR e ndoqi nje diskurs kunderthenes. Deklarata se “edhe po te fitojme nuk do te jemi ne qeveri” pas se ciles u rreshtuan anetaret e kesaj partie, tashme perfaqeson nje diskurs kunderthenes, ngaqe edhe pse humbi LR tashme eshte pjese e qeverise.
E rendesishme eshte studimi i ketij diskursi pasi qe nga praktikat e deritanishme nje diskurs kunderthenes eshte edhe nje baze e kalbur per te mbajtur premtimet. Prandaj une dyshoj ne zgjidhjen apo kushtetutetshmerine e kerkeses shqiptare edhe gjate ketij mandati. Qofsha i gabuar, por pritet te shohim…
