Kapen planifikuesit e sulmit terrorist në Meke

Forcat saudite të sigurisë kanë parandaluar një sulm në xhaminë e madhe në qytetin e shenjtë të Mekës gjatë të premtes, raporton televizioni shtetëror Al-Ekhbariya dhe Al Arabiya.

Al Arabiya tha se forcat e sigurisë kanë arritur të gjejnë dy grupe të terroristëve në Mekë, si dhe grupin e tretë në qytetin Jeddah.

Terroristët kishin për cak besimtarët që ishin brenda dhe jashtë xhamisë.

Al Arabiya dhe Al-Ekhbariya nuk kanë dhënë detaje tjera lidhur me këtë tentim të dështuar terrorist.

Normaliteti është kthyer në Qabe dhe besimtarët po vazhdojnë të falin namazin.