Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Qafë Thanë mirëpo fatmirësisht pa të lënduar, njofton JOQ transmeton Tetova1.
Një kamion i ngarkuar me shalqinjë që destinacion ka pasur Maqedoninë është shkrumbuar nga flakët ndërkohë që dëshmitarët e rastit janë habitur se si ka mundësi që kamioni me shalqinjë të merr flakë.
Menjëherë në vendngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që të lënduar njerëz nuk ka mirëpo dëmi material është dukshëm i madh.
Uncategorized Transortonte shalqinj, kamioni kaplohet nga flakët
