LSI shpall fitoren në Tiranë: Dalim forcë e parë (VIDEO)

Nenkryetari i LSI Luan Rama ka publikuar edhe rezultatet e para paraprake sipas vëzhguesve te kesaj force politike ne qendrat e votimit per qytetin e Tiranes.

Luan Rama thotë se LSI eshte force e pare ne 7 njesi administrative.

“Nga komunikimi jone me grupet tona të vëzhgimit neper qendrat e votimit, vetëm në qytetin e Tiranës, jo në Bashkinë e Tiranës, në 11 njësite administrative numri i votuesve qe kane votuar per LSI i kalon mbi 100 mijë, ndërkohë në qarkun e Tiranës rezultati projektuar nga ne është 5 herë më i lartë se në zgjedhjet e 2013.

Ne 7 prej njesive administrative te Tiranes LSI rezulton te jete forcë e parë”, u shpreh ai.