Në Fier ka përfunduar numërimi i 182 kutive nga 592 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 57.76% të votave.
PD vjen e dyta me 24.97% të votave. LSI renditet e treta me 12.14% të votave.
Në Fier ndahen 16 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 10 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandate;
