Sulmohet me çekan pronari i një dyqani në Strugë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prag të sezonit turistik në Strugë.
Policia lokale ka informuar se një pronar dyqani të elektro materialeve
është sulmuar me çekan nga një person.

Zëdhënësi i policisë, Stefan Dimovski theksoi se bëhet fjalë për një 34
vjeçar nga Struga, i cili pas një përplasje verbale me pronarin e dyqanit,
ka shkuar në makinën e tij, ka marrë një çekan dhe sulmoi pronarin,
informon portali Strugalajm.

Por sipas policisë ai në këtë tentativë është ndalur nga rojtari i
shitores.Policia po e heton rastin.