Vidhen stoli të arit në Tetovë

Mbrëmë në mes të orës 20 dhe 23 e 20 minuta, persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 37-vjeçari nga Tetova N.I që gjendet në rrugën “Ilinden” në Tetovë, transmeton Tetova1.
Ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të shtëpisë dhe me dhunë janë futur brenda dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe pa vërejtur janë larguar nga vend ngjarja.

SPB e Tetovës ka marrë të gjitha masat për gjetjen dhe zbardhjen e rastit/Tetova1/